Drejtori rrah nxënësin, intervistohet nga policia

Një drejtor shkolle në Suharekë është intervistuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës.

Suharekë 01.06.2021 – 11:10. Viktima mashkull kosovar nxënës (i mitur), ka informuar se është keqtrajtuar fizikisht nga drejtori i shkollës i dyshuari mashkull kosovar. Sipas viktimës ngjarja ka ndodhur në objektin e shkollës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.