Arrestohet në kufirin shqiptar i riu nga Gjilani, i akuzuar për vrasje
Artin Korça është 21-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e shkallës së dytë” i cili u arrestua sot në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë. I riu, banues në Gjilan, rrezikon burgimin e perjetshem për krimin që i vihet në barrë, shkruan Mediafokus.info
“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottawa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë./Mediafokus.info

