Arrestohet një 22-vjeçar si i dyshuar për sulmin në Illinois

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e gjashtë personave në një sulm në paradën e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së, në Illinois.

Autoritetet thanë se Robert Crimo, 22 vjeç, u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër, me origjinë italiane.

I dyshuari u ngjit në kulmin e një shtëpie, duke qëlluar në drejtim të shikuesve të paradës.

Policia e krijoi shpejt profilin e tij në bazë të përshkrimeve nga ata që e njihnin të dyshuarin.

Ky ishte sulmi më ri në vargun e sulmeve që kanë ndodhur këtë vit në ShBA, mesatarisht nga një në javë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se është i shokuar nga dhuna në Illinois.

Disa orë më vonë, dy policë u plagosën gjatë të shtënave në Filadelfia gjatë hedhjes së fishekzjarrëve për Ditën e Pavarësisë.