Ndalohen për kontrabandë, në automjet kishin 20 dele dhe 3 qengja

Dy persona në Kamenicë janë ndaluar për kontrabandë me mallra pasi në automjet kishin të ngarkuar 20 dele dhe 3 qengja pa dokumentacion përkatës.

Fsh. Hogosht, Kamenicë 03.07.2022 – 21:55. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në automjetin e tyre kishin të ngarkuar 20 dele dhe tre qengja, pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, kafshët janë dërguar në terminal doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë (foto ilustrim).