Arrestohet një burrë, dyshohet se dhunoi një të mitur në motel
Policia ka arrestuar një burrë në Mitrovicë, nën dyshimin se kishte dhunuar një vajzë të mitur në një motel.
“Mitrovicë 29.05.2022-15:30. Është arrestuar me 05.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

