Algjeriani grabitet nga disa azilkërkues tjerë në Prishtinë

Një algjerian ka raportuar në polici se është sulmuar në rrugë dhe i janë grabitur një telefon si dhe 165 euro.

Prishtinë 30.01.2021-16:30. Viktima mashkull Shtetas Algjerian, ka raportuar se duke ecur në rrugë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj po ashtu azilkërkues dhe nën kërcenim të armës së ftohtë (thikë) ia kanë grabitur telefonin celular dhe njëqind e gjashtë dhjetë e pesë (165)€. Viktima ka pranuar  tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Sipas viktimës të dyshuarit janë Azil kërkues. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, thuhet në raportin e policisë.