Polici kreu vetëvrasje derisa ishte në detyrë
Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtari i saj në Ranillug ka bërë vetëvrasje derisa ishte në detyrë, në rrethana ende të panjohura.
Ranillug, Gjilan 31.01.2021-18:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, në rrethana ende të panjohura me armën e tij zyrtare dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes. Njësit etrelevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Arma zyrtare e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion.