Dyshohet se e rrahu 2-vjeçarin në kopsht, arrestohet edukatorja

Një edukatore në një kopsht privat është arrestuar nga policia e Tiranës.

Sipas informacioneve, dyshohet se edukatorja ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 2-vjeçari në ambientet e kopshtit ku punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.