Mjekja shqiptare: Vaksina është treguar efikase për të gjitha variacionet gjenetike të COVID-19

Mjekja shqiptare Aurora Dollenberg, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania për “Euronews Albania”, ka folur rreth mutacioneve të virusit dhe efektivitetin e vaksinave në betejën me këto forma të reja, transmeton albinfo.ch.

Ajo sqaroi se personat që e kanë kaluar COVID-19 janë të rrezikuar nga mutacionet, por e kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike.

“Vaksina ka vërtetuar që është efikase për të gjitha variacionet gjenetike që mund të shfaqë COVID-19. Ky mutacion i ri është një rezultat natyral i procesit të pandemisë”,- tha ajo.