Arrestohet një burrë në Gjilan, dyshohet se bashkëjetoi me një të mitur

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi dyshohet se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur dhe dyshohet se e ka dhunuar.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

“DHUNIM-Gjilan 11.06.2023 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore.”