Arrestohet një dyshuar për posedim të substancave narkotike
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacionit Policor Viti gjatë një kontrolli rutinor në trafik ka ndalur me veturën e tij personin e dyshuar shqiptar kosovar H.G. (2002).
Gjatë kontrollit tek ai është gjetur një substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuan në peshë prej 1.37 g.
Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar për procedim të mëtejmë ligjor.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me kallëzim oenal për ,,Posedim të paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore Gjilan”, thuhet në njoftim.

