Një person sillet pa shenja jete në spital, vdekja konsiderohet e dyshimtë

Një person në Mitrovicë është sjellë pa shenja jete në spital. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.

Mitrovicë 11.07.2022-19:40.Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjellur pa shenja jete në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.