Arrestohet një grua pasi e kanosi burrin

Një grua është arrestuar të hënën rreth orës 17, në Suharekë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”.

Rasti kalon në hetime.