Arrestohet një i mitur, rrahu nënën dhe motrën

Një i mitur në Fushë Kosovë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së tij 11-vjeçare.

Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Fushë Kosovë 28.06.2021 ─ 23:05. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave nënës dhe motrës së të tij e moshës 11 vjeçe të dyja kosovare. Lidhur me rastin në prani të QPS-së janë intervistuar palët, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia.