Arrestohet një kosovar në pikën kufitare në Leposaviq

Është arrestuar një shtetas i Kosovës në pikën kufitare në Leposaviq nën dyshimin se e ka kaluar ilegalisht kufirin me Serbinë. 

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.“PKK Leposaviq  18.03.2024 – 11:30. Është ndaluar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës.  I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.