Djali e rrah babën, përfundon në burg

Policia ka njoftuar për një rast në Suharekë ku djali e ka sulmuar babanë e tij.

Njoftimi i policisë:

Suharekë 17.06.2022 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.