Arrestohet një person në Gjilan, kishte shtënë me pushkë gjuetie
Një person nga fshati Kishnapole është arrestuar dje pasi kishte shtënë me pushkë gjuetie.
Postimi i plotë i policisë:
PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Kishnapole, Gjilan 30.09.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte shtënë me pushkë gjuetie. Nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie pa leje prodhim turk. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

