Arrestohet një person pasi kërkoi 550 euro për provim të patentë shoferit
Një person është arrestuar nën dyshimin se i ka kërkuar një personi tjetër 550 euro, në këmbim të mundësisë së paraqitjes së provimit për patentë shofer.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Me 14.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti, ka kërkuar nga ankuesi mashkull kosovar që në këmbim të mundësisë së paraqitjes së provimit për patentë shofer ti jap një shumë të caktuar të hollash (550 €) të dyshuarit, ndërsa ankuesi kishte refuzuar ti jap të hollat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, gazeta Sinjali raportoi sot se bëhet fjalë për Ruzhdi Zulfajn, nga autoshkolla “Besa 06” në Malishevë.

