Arrestohet një person për aksidentin e djeshëm në Pogragjë ku humbi jetë shoferi i kamionit

Një person është arrestuar si i dyshuar në lidhje me aksidentin e djeshëm në Pogragjë të Gjilanit, ku humbi jetën shoferi i kamionit, pasi u përplas në murin e një shtëpie pranë rrugës.

Rr. e Fshatit Llovcë-Pogragjë, Gjilan 25.07.2022 – 14:00. Në aksident trafiku janë përfshi një automjet transportues civil dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i automjetit transportues viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar  mjeku kujdestar. Ndërsa vozitësi i veturës civile mashkull  kosovar është arrestuar  dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.

I ndjeri ishte shofer i kompanisë ‘Riza trans’.