Arrestohet një polic, dyshohet për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njoftoi se të dielën është arrestuar një zyrtar policor, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘dhunë në familje”.

Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë.

IPK-ja bën të ditur se si pjesë e procedurave administrative e hetimore, ai është suspenduar.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.