Arrestohet një vizitor në Burgun e Dubravës
Një person është arrestuar në Burgun e Dubravës, ku ndodhej si vizitor pasi gjatë kontrollit i është gjetur substancë narkotike.
Burgu i Dubravës 21.06.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari ishte vizitor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

