Nxënësi shkon në shkollë me pistoletë në çantë

Në çantën e një nxënësi në Vushtri është gjetur një pistoletë. Policia ka arrestuar prindin e nxënësit për armëmbajtje pa leje.

Vushtrri 21.06.2022 – 14:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në çantën e një nxënësi kishte gjetur një pistoletë. Babai i nxënësit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë (foto arkiv)