Arrestohet një zyrtar burgu në Gjilan

Një person në Gjilan është arrestuar përkeqpërdorim të pozitës dhe posedim të narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Pasjak 01.11.2022, 16:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka keqpërdorur detyrën zyrtare.Me urdhër të Gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë te cal.9×19, një armë gjuetie si dhe 27 fishekë te armës së gjuetisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.