200 euro për punëtorët e sektorin privat, vjen lajmi i fundit për këtë kategori
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij që të merret në konsideratë gjendja e rënduar financiare e bizneseve dhe të mos kushtëzohen punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk janë kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe kompanive publike.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon po ashtu nga Qeveria dhe Kuvendi që të merren parasysh këto kërkesa dhe të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat në shumën 200 euro, ashtu siç është duke iu dhënë punëtorëve të sektorit publik, pasi këta punëtorë së bashku me bizneset janë më meritorët dhe shtylla e buxhetit dhe zhvillimit të vendit.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, në një konferencë për media, tha se sipas vendimit të Qeverisë të muajit shtator punëtorët e sektorit publik për 4 muaj radhazi po marrin nga 50 euro më shumë ose 200 euro, pavarësisht se ata i kanë pagat më të larta së në sektorin privat.
Krasniqi shtoi se punëtorët e kompanive publike po marrin shtesa nga buxheti i shtetit pa asnjë kushtëzim edhe pse pagat e tyre janë pothuajse për 80 për qind më të larta se të sektorit privat.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë kërkon nga kryeministri i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës që të merret në konsideratë gjendja e rënduar financiare e bizneseve dhe të mos kushtëzohen punëtorët e sektorit privat, ashtu siç nuk janë kushtëzuar punëtorët e sektorit publik dhe kompanive publike. Me anë të vendimit të Qeverisë të muajit shtator punëtorët e sektorit publik për 4 muaj radhazi po marrin nga 50 euro më shumë ose 200 euro, pavarësisht që i kanë pagat më të larta së në sektorin privat dhe gjithashtu punëtorët e kompanive publike po marrin shtesa nga buxheti i shtetit pa asnjë kushtëzim edhe pse pagat e tyre janë pothuajse për 80 për qind më të larta se të sektorit privat”, tha ai, percjell insajderi.
Krasniqi tha se realizimi i kësaj mase në bazë të analizave që është duke i bërë DHTIK, rezulton të jetë shumë e vështirë për një pjesë të madhe të bizneseve. Kjo për arsye se punëdhënësit e sektorit privat e që është shumicë, si rezultat i mospërkrahjes së mjaftueshme nga ana e shtetit, e cila është më e vogla në rajon dhe Evropë, po e kanë shumë të vështirë t’i mbajnë punëtorët në punë e mos të flasim për ngritjen e pagave.
Kjo për arsye se bizneset janë duke hasur në shumë probleme me inkasim të mjeteve dhe sigurimin e qëndrueshmërisë financiare, në mënyrë që të mos te vije deri tek falimentimi.