Hoti sot raporton në Kuvend për takimin me Vuçiqin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot për të vazhduar seancën lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës.

Në këtë seancë e cila pritet në nis në orën 10:00 do të bëhet edhe votimi i rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të

Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, shkruan Telegrafi.

Dy orë më vonë, në orën 12:00 do të ketë seancë tjetër plenare ku do të raportojë kryeministri Avdullah Hoti lidhur me takimin e tij në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se javën që lam pas, Hoti e Vuçiq u takuan në Bruksel duke shënuar kështu rifillimin e procesit të dialogut i cili ishte ndërprerë shkaku i vendosjes së taksës nga ish-qeveria Haradinaj.