Arrestohet një zyrtar komunal, dyshohet për falsifikim të vijueshmërisë
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të komunës së Novobërdës, nën dyshimin e falsifikimit te dokumentit zyrtar, përkatëshisht dyshohet se ai falsifikoi listën e vijushmërisë për përfitime materiale.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit (DHKEK), Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë dëshmi se një zyrtar pranë komunës së Novobërdës ka falsifikuar dokumentacionin zyrtar përkatësisht listën e vijueshmërisë së punëtoreve për paraqitje në punë, me qëllim të përfitimit material dhe se me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” e parashikuar në sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë. (foto arkiv)


 
 
						 
						