“Kush është gangster”- Fero filmon veten duke goditur një person në mes të rrugës

Në video, Fero duket shumë i nervozuar teksa udhëton me makinë dhe i drejtohet disa njerëzve në rrugë: “Vëllai, a po e digjni me muzikë? A po dëgjohet vetëm Fero? Ju dua”.

Më pas shpërthen në fjalë banale që duket se i drejtohet Unikatil: “Jo si ju pederastë që fshiheni për 10-20 vite, s’më ha k*ri për famë, as për pare dhe as për kurrgjë.”

Del më pas nga mjeti dhe godet një person në rrugë duke iu drejtuar: “Kush është këtu vetëm 1 gangster, ëëë kush është vetëm një gangster?”

Ndërsa personi tjetër që godet i thotë: “Ik ore.”

Fero pasi e qëllon futet sërish në makinë dhe vazhdon të filmojë veten: “Ju që mendoni se jeni gangstera, iu pres të gjithëve, ju shkeli”, teksa i jep gaz makinës.

VIDEO