Arrestohet për dhënie ryshfeti një shtetas i Shqipërisë në ANP

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës për dhënie ryshfeti.

Ai ka tentuar t’i korruptojë me 10 euro autoritetet policore të aeroportit për ta liruar të udhëtojë për Stamboll, me një vulë refuzuese nga Kroacia.

Aeroporti Prishtinë Adem Jashari 11.08.2022 – 01:40. Derisa i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë kishte qenë duke kaluar kontrollin kufitar për të shkuar për Stamboll është ndaluar pasi që në pasaportën e tij është vërejtur një vulë refuzuese e vendosur nga autoritetet Kroate. I dyshuari i kishte ofruar mito në vlerë 10€ zyrtarit policor me qëllim që ta lirojë për të vazhduar udhëtimin. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime, thuhet në njoftim.