Arrestohet për dhunë në familje, i sekuestrohet një thikë dhe një shkop

Një person në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje dhe kanosje dhe atij i është sekuestruar një thikë dhe një shkop, njofton pllicia.

Gjilan 29.11.2022 – 09:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një thikë dhe një shkop druri dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.