Arrestohet për dhunimin e ish të fejuarës

Një person në Ferizaj është arrestuar për dhunim pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me ish-të fejuarën pa dëshirën e saj.

Ferizaj 04.10.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ish i fejuari i saj, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)