Gjilanasit ofruan mikpritje për 186 qytetarë të Durrësit
Gjilanasit përpos mbështetjes ndaj Shqipërisë me ndihma në veshmbathje e ushqimore pas tërmetit të tmerrshëm atje, ata bënë edhe një hap tjetër solidar, duke iu ofruar mikpritje 186 qytetarëve të Durrësit.
Tashmë, dhjetëra familje kryesisht nga Durrësi kanë gjetur ngrotësinë e gjilanasëve, të cilët i kanë strehuar në shtëpitë e tyre.
I pari Komunës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar të mërkurën se deri tani 186 qytetarë të Durrësit janë vendosur në familjet gjilanase, raporton MediaFokus.
Ndërkaq, prej të hënës fëmijët e tyre kanë filluar të shkojnë në shkollat derisa së qëndrojnë në Gjilan./MediaFokus/