Arrestohet për falsifikim një grua në Prishtinë

Një femër në Prishtinë është arrestuar për falsifikim, pasi ka hyrë në testin e gjuhës së huaj në vend të një personi tjetër.

Prishtinë 01.04.2023, NN. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka kryer veprën penale falsifikim duke iu nënshtruar testit të gjuhës së huaj, në emër të një personi tjetër në këmbim të parave. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.