Arrestohet për keqpërdorim të detyrës një zyrtar komunal
Një zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë është arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton policia e Kosovës.
Prishtinë 2018-2021. Me datë 27.10.2021 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me prokurorin kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar–ish zyrtar i gjendjes civile në KK-Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur gjatë periudhës së cekur kohore, duke regjistruar disa persona në librin amëz dhe më pas i kishte regjistruar edhe në sistem të gjendjes civile. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

