Plagoset avokati Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, thotë se është plagosur para shtëpisë së tij, ndërsa ka publikuar edhe disa fotografi.

Halilaj, i cili u bë i njohur vitin e kaluar pas skandalit të vajzës së mitur në Drenas, thotë se ai është “gjuajtur për t’u vrarë”.

“Vllezer para shtepisntime ke gjujten mem vra. Kam plage nt trup”, ka shkruar Halilaj në Facebook.

Avokati ka publikuar në Facebook disa fotografi, ku shihet një veturë e dëmtuar dhe dora e një njeriu me një plagë.

Halilaj ditë më parë ka thënë se është kërcënuar nga kryetari i degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, [pasi kishte kërkuar  nga ai që të jap llogari për një shumë parash që personalisht ia kishte dorëzuar në emër të luftës në Kosovë.