Arrestohet për organizim të lojërave të fatit një i dyshuar në Gjilan
Policia në Gjilan ka arrestuar një të dyshuar për organizim të lojërave të fatit (bixhozit).
Policia kishte pranuar informata se në një lokal në Gjilan organizoheshin dhe zhvilloheshin lojëra fati të kudërligjëshme.
Me urdhër të prokurorit realizohet urdhër kontroll në lokal, ku hasen shtatë persona dhe pronari i lokalit i dyshuari me inicialet C. S.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Gjatë kontrollit, si prova materiale janë konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një monitor, një printer, 5 televizorë, një telefon mobil dhe rreth 8.545 euro (tetëmijë e pesëqindë e dyzet e pesë euro).
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

