Rrëzohet dhe vdes derisa ishte në rrugë
Një person në Prishtinë, derisa ka qenë duke ecur në rrugë, është rrëzuar dhe ka vdekur.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë, 12.12.2021 – 12:15. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë është rrëzuar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.