Asnjë pacient me Covid nuk është i shtrirë në QKUK

Shërimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat e Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, nuk ka asnjë pacientë me Covid-19, ndërkaq në spitalet e përgjithshme janë 4 pacientë të konfirmuar me këtë virus.

Sipas SHSKUK’së, në QKUK po trajtohen 29 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme – 6 pacientë si post-Covid-19.

Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 janë me oksgjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive – 4 pacientë post-covid, Klinika e Pulmologjisë – 23 pacientë post-covid, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive – nuk ka pacient.

Spitali i Gjakovës – 5 pacientë, Spitali i Prizrenit – 1 pacient, Spitali i Pejës – 2 pacientë, Spitali i Ferizajt – 2 pacientë.