Arrestohet për vozitje në kahje të kundërt

Një person në Rahovec është arrestuar për rrezikim të trafikut publik, pasi është hasur duke vozitur veturën në drejtim të kundërt të lëvizjes, njofton policia. 

Rr. Shkodrani, Rahovec, 28.09.2021-23:10. Raportohet se lidhur me rastin me datë 03.10.2021 njësitë e hetuesisë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili me datë 28.09.2021 rreth orës 23:10 duke drejtuar veturën e tij në kahje të kundërt, ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. (foto arkiv)