Arrestohet personi i cili dyshohet se goditi me veturë prokuroren
Personi që dyshohet se ka goditur me veturë një prokurore të Prokurorisë Themelore në Pejë, është arrestuar.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Ai tha se i arrestuari dyshohet për dy vepra penale.
“Është arrestuar personi i dyshuar. Ai dyshohet për dy vepra penale. Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në ndalim për 48 orë.”, tha Nikçi për Express.
Ndrysdhe, aksidenti ka ndodhur para Gjykatës Themelore në Pejë.

