Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Policia në Gjilan, Stacioni në Viti, me datën 04.11.2022 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, ka arrestuar personin e kërkuar shqiptar mosovar B.S. (1988).

Ai ishte i kërkuar në bazë të dy urdhëresave të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan, për vuajtje të dënimit me burgim prej një viti e dhjetë ditë, për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Hyrje në sistemin kompjuterik’’.

Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin e policisë.