Hoxha Ahmed Kalaja flet për sulmin me thikë në xhami (VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në një nga xhamitë e Tiranës.

Një person ka sulmuar me thikë disa persona brenda xhamisë, ku pesë prej besimtarëve që ishin duke e falur namazin e drekës janë plagosur.

Për ngjarjen ka folur edhe imami i xhamisë Ahmed Kalaja.

Ai tha se personi i dyshuar i ka sulmuar edhe njerëzit në rrugë.

Kalaja theksoi se shpreson se ky nuk është ndonjë sulm terrorist.

“Sot pas drekës andej nga ora 14:00 ka ndodhur le të themi një akt barbarie në xhami. Ku një person i armatosur me thikë godet besimtarët brenda xhamisë. Ai nuk mjaftohet me njerëzit brenda xhamisë dhe godet njerëzit në rrugë. Faleminderit zotit që personi është arrestuar. Falënderoj të gjithë ata besimtarë që reaguan pozitivisht ndaj situatës. Situata është nën kontroll dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

“Lus zotin e madh që ti shërojë vëllezërit tanë që janë plagosur. Shpresojmë që mos të ketë qenë le të themi akt terrorist. Shpresojmë që të ketë qenë një njeri me të meta mendore. E rëndësishme nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.