Arrestohet personi i kërkuar në Zhegër të Gjilanit

Policia ka njoftuar nëpérmjet raportit 24-orësh se ka arrestuar dje personin e kërkuar në Zhegër të Gjilanit.

“Fsh. Zhegër, Gjilan 06.12.2022 – 14:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi”, thuhet në raportin e policisë.