Arrestohet personi që hodhi granatë në parkimin e një lokali të natës

Një person në Graçanicë është arrestuar nga policia dhe është ndaluar në mbajtje për shkak të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, meqë kishte hedhur një granatë dore në parkimin e një lokali të natës.

Fshati Livagj, Graçanicë 28.10.2020-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka hedhur një mjet shpërthyes-granatë dore në parkingun e një lokali të natës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.