Një i mitur arrestohet për detyrim nën kërcënim

Një i mitur është arrestuar në Gllogoc për ‘detyrim’ pasi dyshohet se nën kërcënim ia kishte marrë një femre të mitur disa para.

Poklek i ri, Gllogoc 28.10.2020-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë e ka detyruar viktimën femër kosovare, po ashtu e mitur, t’i japë disa para. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.