Arrestohet personi që shkaktoi dje aksident në Gjilan ku u përfshinë edhe dy vetura tjera
Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte shkaktuar aksident dje në fshatin Kmetoc të Gjilanit, në të cilin kanë qenë të përfshira edhe dy vetura tjera me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i njërës nga veturat dhe një pasagjer të cilët kanë pranuar tretman mejkësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari i cili e ka shkaktuar aksidentin është dërguar në mbajtje.

