Fjolla Morina arrestohet nga Policia e Kosovës, ishte në kërkim të Interpolit

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm.

Telegrafi raporton se ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur në lokalin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit.

Fjolla përndryshe është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.