Edhe nuset tash vijnë nga qielli
Viteve të fundit, te shqiptarët kanë ndryshuar edhe dasmat. Nuset tani nuk vijnë për toke si dikur, me qerre të kuqe e as me limuzina të gjata, por zbesin nga qielli, si engjuj të bardhë.
Kështu ndodhi në dasmën e fundit në Podujevë, ku një llapjan e solli nusen me flatra helikopteri. Në vend të shoqërueseve, nusen që zbriti nga qielli e kanë shoqëruar jo një, por gjashtë limuzina si një eskortë katër rrotëshe.
E ndërsa në tokë, atë e prisnin plot dasmorë të cilët dukeshin të mahnitur nga mënyra e manifestimit të këtij eventi si dhe tapeti i kuq, si sinonim i ekskluzivitetit dhe veçanësisë.
Shqiptarët në përgjithësi njihen për dasmat luksoze dhe ekstravagante që organizojnë, në të cilat nuk kursehen shuma të majme parash për këngëtarë, tupana apo edhe thjeshtë për qejf.