Arrestohet personi që sulmoi kameramanin e RTK-së
Është arrestuar personi që dyshohet se ka sulmuar kameramanin e RTK, të premten në Leposaviq.
Pas këtij sulmi, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke kërkuar me urgjencë që t’u ofrohet siguri gazetarëve që po raportojnë nga atje.
Rasti i sulmit ndaj kameramanit nuk ishte i vetmi, pasi pati edhe gazetarë të tjerë që u sulmuan nga persona të maskuar.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona që kanë sulmuar gazetarët në Veri – Nemanja Vllaskovic dhe Dalibor Spasic.

