Dhurohen të gjitha organet e 34-vjeçarit italian i cili u vra nga një shqiptar

Giuseppe Tucci, 34 vjeç, humbi jetën në Rimini rreth një javë më parë pas një sherri në diskotekë.

Të gjitha organet e 34-vjeçarit janë dhuruar pasi kjo kishte qenë edhe dëshira e tij.

Organet e zjarrfikësit që humbi jetën pasi u rrah barbarisht me grushta nga një i ri shqiptar u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa të hënën pritet që i riu të përcillet për në banesën e fundit.

Autor i ngjarjes së rëndë, 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje.

Ai akuzohet se e vrau zjarrfikësin italian duke e rrahur barbarisht me grushta e shkelma.