Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një shqiptar

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se prishja e rendit dhe qetësisë publike është arsyeja e arrestimit të tyre.

“Është arrestuar politikani serb Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka deklaruar Elshani.

Elshani ka thënë se Arsenjeviq është arrestuar pasi i ka rënë bilbilit pranë restorantit të sapohapur.

“Aty po bënte zhurmë, kështu që këta filluan të protestonin se po i shqetësonte”, pohon ai.

Një person i nacionalitetit shqiptar ka protestuar dhe i është afruar Arsenijeviqit, thotë Elshani, dhe pothuajse ka pasur kontakt fizik.

Të dy ndodhen në polici.

“Të dy janë në stacion tani, do të japin deklarata”, saktëson ai.